Remont në linjën Kavajë-Rrogozhinë, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot më datë 24 prill nga ora 10:00 deri në orën 14:00 do të kryhen punime në linjën Kavajë-Rrogozhinë.

Gjatë këtij intervali kohor nuk do të kenë energji elektrike disa zona në rrethin e Kavajës: bashkia Rrogozhinë, burgu i Rrogozhinës, Malësia Rrogozhinë, Ujësjellësi i Rrogozhinës, Ujësjellësi Çermë-Lushnje, ujësjellësi I Harizaj, komuna Gose, subjektet private: fabrika e qumështit “Ferlat”, teqja, fshatrat e Peqinit: Karinë, Dragaj, Kaziaj si dhe subjektet që furnizohen me linjën 35 Kv: sfungjeri “Klas-Bao”, fabrika e miellit “Sinani”, pallatet e banimit “Komforte”.