Remont në linjën Shijak-Ndroq, pa energji disa biznese

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot më datë 24 prill nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do të kryhen punime në linjën Shijak-Ndroq.

Për pasojë do të mungojë energjia tek disa subjekte që furnizohen nga kjo linjë: “Italba shpk Romanat”, “D & A shpk”, “Vellezrit Maliqati”.

Gjithashtu, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do të stakohet energjia dhe në n/stacionin e Shijakut.

Gjatë këtij intervali kohe do të mungojë energjia tek disa subjekte private: “Greku -Mermer”, “Alti oil shpk”.