Remont në linjën Lanabregas- Qafë Mollë, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e linjës Lanabregas- Qafë Mollë, do të mbetet pa energji nga ora 09:00-15:00, n/stacioni Qafë Mollë, 6 pompat e furnizimit me ujë të qytetit të Tiranës si dhe subjekti privat “Gurore”.

Ndërsa zonat e tjera që s’do të marrin energji janë fshatrat: Shkallë, Shupal, Shëngjergj, Zall Bastar dhe Shënmeri.