Remont në n/stacionin Librazhd, 14-18 shtator pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen në datat 14-18 shtator në n.stacionin e Librazhdit, do të ketë mungesë energjie elektrike në disa zona:
Qyteti i Librazhdit komplet, ish- komunat : Qendër, Hotolisht, Polis, Lunik, Stëblevë, subjektet private: Fabrika e Plastmasit, Gurrore “Mirakë”, hotel “Ballkan”, Vila-“Zeneli”.
Në datën 16 shtator ora 09:30-14:00, do të mbeten pa energji bashkia Librazhd: Lagjia “Stacioni iTrenit”, “Ushtaraku”, lagjia “Spitali”, lagjia “Sheja”, Ujësjellësi, Subjekti “Ujë Sopoti”, komuna’ Lunik, Orenjë.
Në datën 17 shtator, ora 09:30-14:00, pa energji, komunat Qendër, Hotolisht dhe Polis si dhe , subjektet private: Fabrika e Plastmasit, Gurrore “Mirakë”, hotel “Ballkan”, Vila-“Zeneli”.
Në datën 18 shtator , ora 09:30-14:00, pa energji do të mbeten bashkia Librazhd, komisariati i policisë, nënprefektura, komuna Lunik, Stëblevë.