Back

Remont në n.stacionin e Krujës, pa energji disa komuna

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike njofton se për shkak të punimeve që po kryhen nga OST në linjën e transmetimit 400 kV Tiranë-Podgoricë, është kërkuar nga kontraktori Energoinvest të stakohet Linja 110 kV Fushë Krujë-Krujë.
Punimet do të kryhen më 2 maj deri më 10 maj, nga ora 08:00 – 18:00.
Stakimi i Linjës 110- 44 Fushë Krujë-Krujë do të bëhet në datat 02.05.2015 – 05.05.2015, nga ora 08:00 – 16:00.
Për pasojë nuk do të marrin energji qyteti i Krujës, komunat Krastë, Malësia e Krujës, fshatrat Brunz Mali, Ranzë, burgu Krujë, dhe fabrıka e drurıt e ajo e këpucëve

Leave A Reply