Defekt në linjën 20 kV, pa energji disa zona në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të një defekti në linjën ajrore 20 kV në n/stacionin e Selitës është stakuar energjia e për pasojë nuk do të furnizohen 10 kabina elektrike në zonën midis kopshtit Zoologjik dhe Liqenit të Thatë.

Për shkak të punimeve në këtë n.stacion do të mbeten pa energji nga ora 10:30 deri në orën 15:00 zona e Kopshtit Zoologjik, zona e Liqenit të Thatë, zona Sauk deri tek rruga “Herman Gmeiner”.