Remont në n.stacionin e Mëzezit, nesër kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se nesër nga ora 9 deri në orën 14.00 do të kryhet remont nga drejtoria e Tensionit të Lartë Qendër në n/stacionin Mëzez e për pasojë do të ketë stakim të energjisë në n.stacion.

Për shkak të punimeve do të ketë kufizim të energjisë gjatë këtij intervali kohor në disa zona të Tiranës.

Bazuar në grafikun e drejtorisë TL Qendër nga ora 09:00 deri ne 11:00 nuk do të kenë energji, zona pranë Kombinatit të Mishit Yzberisht, zona e Fushës “M.Mame”, zona Fushë-Mëzez, ish-rruga Ura, Kashar, zona e Unazës së Re, Yrshek-Domje-Valias, zona e Bregut të Lumit, Bërxullë, Laknas, Cekrezë, Ura e Tapizës, Bathore, Kamëz, pompat e ujit në Valias dhe Laknas.

Nga ora 11 deri në orën 14.00 do të ketë kufizim të energjisë elektrike në zonën e Fushë-Mëzez, ish rruga Ura si dhe zona pranë Bregut të Lumit.