Remont në n/stacionin Divjakë – Ballaj, kufizim energjie në disa zona në Kavajë e Lushnjë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se nesër nga ora 10 deri në orën 15.00 do të kryhet remont nga drejtoria e Tensionit të Lartë Jugperëndim në n/stacionin Divjakë – Ballaj   e për pasojë do të ketë stakim të energjisë në n.stacion.

Për shkak të punimeve do të ketë kufizim të energjisë gjatë këtij intervali kohor në disa zona të Kavajës: fshatrat Vilë, Rreth-Greth, Zhabjak, Sharadushk, Sterbeg, Beden, Plazhi Spille dhe hidrovori Ballaj.

Ndërsa ditën e premte datë 20 mars, si pasojë e remonteve që do të kryhen në n.stacionin Plastmas-Divjakë, do të ketë stakim të energjisë në disa zona të qarkut të Lushnjës: Qyteti I Divjakës, Komuna Grabjan, Tërbuf, subjekti tulla “Voalba”.