Remont në n.stacionin e Tiranës, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 17 prill do të stakohet energjia elektrike në n.stacionin e Tiranës nga ora 10:00 deri në 13:00.

Për pasojë do të mungojë energjia në disa zona në qarkun e Tiranës: Valias-Qendër, Domje, Bërxullë, Laknas, Çekrezë, Tapizë, në disa rrethina të Kamzës, në veri dhe juglindje të saj, Bathore pjesërisht si dhe pompat e ujësjellësit në Valias dhe Laknas.