Remont në nënstacionin Fushë-Krujë, 11-13 dhe 15 mars, kufizime energjie në disa zona

Për shkak të punimeve të planifikuara në dy fidera të nënstacionit Fushë-Krujë, në datat 11-13 mars dhe 15 mars do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.
11 mars, pa energji disa lagje të qytetit të Krujës, fshatrat: Larushk, Zezë, Verjon, Mukje, Grepse, Kurcaj, Nikël, Shelqet, Magazë
12 mars, pa energji: Borizanë, Thumanë, Derven, Gramëz, Sukth, Zallë, Markol, Kasallë, Kameras, Kullasë, Halil, Zgërdhesh.
13 mars, pa energji: Fabrika e Cimentos (Zalle), Fabrika e Tullave (Zalle).
15 mars, pa energji: Gurore Shpresa-Al, Serat