Remont në NST Hysgjokaj, 29 dhjetor kufizime energjie në disa zona në Lushnje

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit për përballimin e fluksit të ngarkesës në ditët e festave të fundvitit, në datën 29 dhjetor gjatë intervalit kohor 11:00-14:00 do të zëvendësohet transformatori i NST Hysgjokaj duke vendosur në punë një tjetër transformator me fuqi 3.2MV.

Pa energji do të mbeten këto zona në Lushnje:

Karbunarë e Vogël, Zgjanë, Skilaj, Kupas, Murriz, Komuna Ballagat: Ballagat, Xibrakë, Manasufaj, Matjan, Gjuzaj, Gjyshaj, Hysgjokaj, Kurtine, Canakaj