Remont në n/stacionin Bajram Curri, pa energji disa zona në Tropojë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 23 nëntor, në intervalin kohor 10:00-12:00, do të kryhen punime në n.stacionin Bajram Curri.
Për pasojë do të ketë mungesë të energjisë në disa zona në Tropojë: Llugaj, Luzhë, Pac, Vladë, Visok, Berishë, Markaj, Dojan, Bujan, Dunishë, Lekurtaj, Vatoc, Cërrnicë, Rrëzëmali, Babinë, Kërrnajë, Qendër Tropojë, Papaj, Sopot, Kojël, Memiaj, Viçidol, Maskollatë, Valbonë, Rranxa.