Remont në n/stacionin e Dinamos, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se nesër do të kryejë punime në n/stacionin e Uzinës Dinamo e për pasojë do të ketë stakim të energjisë nga ora 9.00 deri në orën 15.00.

Gjatë këtij intervali kohe do të ketë kufizim të energjisë në disa zona në Tiranë që furnizohen nga ky n.stacion: rruga “Jordan Misja”, (ish-perime patate), rruga’ “Siri Kodra”, (zona rreth n/Stacionit 220 /110/20 kV Tiranë)

Zona pranë Shinave të Trenit, zona prapa Spitalit Ushtarak, zona pranë ish parkut të autobusëve në rr “Don Bosko”, Paskuqan 2, Babrru (një pjesë), si dhe zona tek Kodra e Kuqe.