Remont në n/stacionin Shkodra 2, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se nesër do të kryejë punime në n/stacionin e Shkodra2 e për pasojë do të ketë stakim të energjisë nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Gjatë këtij intervali kohe do të ketë kufizim të energjisë në disa zona në Tiranë që furnizohen nga ky n.stacion: lagjia “’Iliria”, lagjia “’Bahçallek”, Shirokë dhe Zogaj.