Remont në n/stacionin e Ibës, nesër kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për punimet që do të kryhen nesër në orën 9 deri në orën 13.00 në n/stacionin e Ibës.

Për pasojë do të ketë kufizime të energjisë elektrike në zonën e Krrabës, fshatrat Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh, zona e Ibës, Bërzhitë, Mullet, Baldushk, bizneset në rrugën nacionale Ibë-Mullet.