Remont në n/stacionin e Karbit, kufizim energjie në disa zona në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nesër nga ora 9.00 deri në orën 14.00 do të kryejë remont në n.stacionin e Karbit.

Si pasojë e stakimit të energjisë në n/stacion, në këtë interval kohe do të ketë kufizim energjie në disa zona të Tiranës si: rruga “Siri Kodra”, pjesërisht, rruga Agalli Taka”, rruga “5 Maji” (pjesërisht), rruga e Dibrës (pjesërisht), rruga “Bardhyl”, subjektet private “Bojra –Llaqe” dhe “ish-Magazinat Tregtisë”.