Remont në n/stacionin e Kombinatit, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se është i detyruar të kryejë një stakim të energjisë te Tr-1 (vendosje ne pune e Çelsit 35 kV e Tr1) në N/Stacionin 35/6 kV Teci Kombinat   nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Për pasojë, do të ketë mungesë të energjisë në zonat Kombinat Qendra, Njësia Bashkiake, Zona e Hyrjes Kombinat, Zjarrfikëset, Yzberisht, si dhe në subjektet private ‘’ Pularia’’; ‘’Nyje- Sarnitare’’; Mobileri’’Neza’’;

Mungesë energjie, për shkak të punimeve do të ketë dhe në Drejtorinë e Kombinatit, Reparti i prodhimit të ‘’Togzave’’ dhe ‘’Çantave’’, Ish-fabrika e Spangos, dhe Tezgjahu.