Remont në n/stacionin e Kuçovës, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton për punimet që do të kryejë nesër nga ora 9.00 deri në orën 14.00 në n/stacionin e Kuçovës.

Për pasojë do të mungojë energjia në disa zona të Beratit, komuna “Perondi”, “Kozare”  (me fshatrat: Ferma-Partizani, Avaleas, Fier-Mimar, Bazak, Salsa-Kozarë, Ferras, Rrogozet, Sallanjakët),zona e nxjerrjes së naftës.

Gjithashtu, në datën 6 prill do të ketë stakim të energjisë elektrike nga ora 12 deri në orën 15.00 në n/stacionin e Kuçovës e për pasojë do të ketë kufizim të energjisë elektrike në bashkinë e Urës Vajgurore dhe në ndërmarrjen e Ujësjellësit.

Po në datën 6 prill do të ketë stakim të energjisë nga ora 12 deri në orën 15.00 në n/stacionin e Kuçovës e për pasojë do të mungojë energjia në komunën Kozarë, konkretisht në fshatrat: Avaleas, Zdravë, Fier-Mimar, Salsa-Kozarë dhe Ferras.