Remont në n/stacionin e Ibës, të martën kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se ditën e martë në datën 7 prill do të kryhen punime në n/stacionin e Ibës nga ora 9.00 deri në orën 14.00.

Për pasojë do të ketë kufizime të energjisë në zonën e Krrabës, konkretisht në fshatrat Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh, zona Ibë, Bërzhitë, Mullet, Baldushk, bizneset në rrugën nacionale Ibë-Mullet.