Remont në n/stacionin e Matkës e Pobratit, kufizim energjie në disa komuna në Fier e Berat
Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE njofton për kufizim të energjisë gjatë ditës së sotme si pasojë e riparimeve që do të kryhen në n/Stacionet Matkë dhe Pobrat.
Si rezultat i ketyre punimeve do të ketë kufizim të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri ne orën 15:00 në n/stacionet : Matke dhe Pobrat,
në rrethin Berat Komuna Çukallate; Komuna Kutalli si dhe në rrethin Fier Bashkia Roskovec ; Komuna Kurjan; Komuna Strumë.