Remont në n/stacionin e Shijakut, kufizim energjie në disa zona në Tiranë e Durrës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në datën 2 prill, nga ora 9.00 deri në orën 15.00 do të kryejë remont në n.stacionin e Shkozetit dhe Shijakut.

Si pasojë e stakimit të energjisë në n.stacionin e Shijakut, Manzës dhe Vorës, në këtë interval kohe do të ketë kufizim energjie në disa zona të Durrësit e Shijakut: fshatrat Gjepalaj, Shahinaj, Romanat, Shkallnur, Sukth perimore, Goxhas, zona e 4 rrugëve të Shijakut, Katundi i Ri, Qerret, Metallaj, Maminas, Manzë, Kullë, Perlat, Hamallë, Rrushkull, Radë, Rubjekë, Bilalas, Shkafane, Gjiri i Lalzit, Ishëm, subjektet private “Kantina e verës”, “Deka”, Pulari “Duka”, Maminas, “Salillari”, “Elda”, fabrika e Këpucëve.

Në rrethin e Tiranës do të ketë mungesë të energjisë, zonat rrethina Vorë-Maminas, Gërdec-Marqinet, Prezë-Fushë Prezë, Vorë-Rinas si dhe subjektet private hotel “Kastrati” dhe “Agro-blend”.