Back

Remont në n/stacionin e Kavajës, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nesër nga ora 9.00 deri në orën 14.00 do të kryejë remont në n.stacionin e Kavajës.

Si pasojë e stakimit të energjisë në n/stacionin e Kavajës dhe Rrogozhinës, në këtë interval kohe do të ketë kufizim energjie në disa zona të Kavajës si: bashkia Rrogozhinë, Burgu Rrogozhinë, Malësia Rrogozhinë, Ujësjellësi Rrogozhinë, Ujësjellësi Çermë Lushnjë, Ujësjellësi Harizaj, Komuna’ Gose, Subjektet private “Fabrika e Qumështit “FERLAT”, Teqja,

rrethinat Kavajë, Qerret, Kanaparaj, Luz i Vogël, Vorrozen, Bago, Gërmenj, Helmas, fshatrat e Peqinit (Karinë-Dragaj-Kaziaj), subjektet  35 kV : “Sfungjeri’”, “Klas-Bao”, Fabrika e miellit “Sinani”,   Pallatet e banimit “Komforte”.

 

Leave A Reply