Remont në n/stacionin e Vorës, kufizim energjie në disa komuna
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të remontit që po kryhen në n/stacionin e Vorës nuk do të ketë energji elektrike nga ora 9.30 deri në orën 13 në disa zona në kryeqytet.
Zona e stacionit të trenit në Vorë, zona Vorë-Marikaj, Marikaj, rrethinat Rinas, zona Vorë-Rinas (krahu i djathtë i rrugës), pompat e ujit në Vorë, subjekti privat ”Alumini”, Marqinet 1.2, Gërdec, Kodër Bërxull, Muçaj, Gjokaj, Ura e Limuthit, Zona Vorë-Fushë-Prezë, Prezë.