Remont në n/stacionin Sallmone, Shijak dhe Vorë, kufizim energjie në disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të kryejë punime për mirëmbajtjen e linjës në n/stacionet Sallmone dhe Shijak dhe Vorë, në datat 5-6 shtator.
Punimet do të kryhen në intervalin kohor 06:00- 12:00, cdo ditë me kthim skeme.
Zonat qe mbeten pa energji në Shijak: Biznese në autostradën Maminas-Shijak, Metallaj, Koxhas, Karpen, pompat e ujit Karpen, Reparti Ushtarak.
Në Vorë do të mbeten pa energji zona pranë stacionit të Trenit, Marikaj, zona Vorë-Marikaj.
