Remont në linjën 35 kV Shijak-Vorë, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 6 shtator nga ora 11-12:00 do të kryhen punime në linjën 35 kV Shijak-Vorë.
Gjatë këtij intervali kohor prej 60 min, do të ketë kufizim të energjisë në disa zona: Gjiri i Lalzit, Fshati Lura, Hamallaj fshat, Shkafane, Ishëm, Kepi i rodonit, Hidrovori, Qyteza Manzë, Fshati Kullë, Hamallaj sektor, zona pranë kthesës së ariut, Rushkull, Jubë, Fshatrat (Rubjek, Radë,Bilalaj),
Subjektet private: Salillari (shoqëri ndertimi), Daniana (fabrikë këpucësh) ,
Ilir Hoxha (përpunim mermeri), Univers Kaspetrol, Rrahmani (Fabrika Mulliri i Artë+magaz.).