Remont në n/stacionin Suç, nesër kufizim energjie në disa komuna

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, njofton se nesër do të ketë kufizim të energjisë si pasojë e remontit që do të kryhet në n/stacionin Suç.  

Si rezultat i ketyre punimeve do të ketë kufizim të energjisë elektrike nga ora 10:00 deri ne orën 14:00   në n/stacionin Suç si dhe në rrethin e Matit, bashkia Klos; Komuna Kurdari; Komuna Lis; Komuna Gurre; Komuna  Xiber.’