Back

Remont në n/stacionin U.Dinamo, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informon se ka stakuar energjinë në n/stacionin “Uzina “Dinamo”, për shkak të punimeve që po kryhen në këtë n/stacion.

Sipas OSHEE, oraret e stakimit do të jenë nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Gjatë këtij intervali kohor nuk do të furnizohen me energji disa zona në Tiranë: rr “Jordan Misja”, zona pranë shinave të Trenit, zona tek 2000 Apartamentet, rr “ Vangjel Noti”, zona pranë Ish-kombinatit “Josif Pashko”, Paskuqan , Kodër- Kamëz, Insitut Kamëz.

Leave A Reply