Abonentët debitorë ndaj OSHEE, shtyhet deri më 31 mars, afati i shlyerjes së faturave

gjiknuriMinistri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe Administratori i OSHEE, Adrian Cela i kanë bërë apel qytetarëve të shlyejnë faturat debitore dhe të përfitojnë nga vendimi për zgjatjen e afatit të lidhjes së aktmarrëveshjes me kompaninë OSHEE, deri me 31 mars.

Më poshtë gjeni fjalën e plotë të ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri dhe Administratorit të OSHEE, Adrian Cela

 

DEKLARATË PËR SHTYP E MINISTRIT TË ENERGJISË DHE INDUSTRISË
DAMIAN GJIKNURI

Bashkë me Administratorin e OSHEE-së duam të bëjmë një komunikim për gjithë qytetarët, për mediat, në lidhje me vendimmarrjet e sotme të Këshillit Mbikëqyrës për pagesat e energjisë, ecurinë, si edhe disa nga masat e reja që kemi menduar për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve për shkak të fluksit të krijuar.

Katër muaj më parë, i dhamë jetë operacionit intensiv shtetformues për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike. Strukturat e shtetit i erdhën në ndihmë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për ti dhënë fund vjedhjes së energjisë, një prej fenomeneve më kërcënuese për stabilitetin ekonomik të vendit.

Sot, konstatoj me kënaqësi se qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht këtij angazhimi të guximshëm të OSHEE-së dhe të qeverisë shqiptare. Gjej rastin të shpreh falenderimin tim për të gjithë ata qytetarë që po zgjedhin të bashkëpunojnë me OSHEE-në dhe Policinë e Shtetit për të verifikuar ligjshmërinë e tyre në konsumin e energjisë.

Falënderoj të gjithë qytetarët që vendosën ti japin fund abuzimit me energjinë, lidhën kontratat e reja me OSHEE-në duke ju bashkuar shumicës së qytetarëve të ndershëm që kanë paguar rregullisht për energjinë e konsumuar.

Duke dashur tu vijmë në ndihmë qytetarëve debitorë, për ta bërë të përballueshme shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, qeveria dhe OSHEE ofruan një skemë tejet lehtësuese.

Nga hyrja në fuqi e kësaj skeme, janë mbi 233 mijë abonentë që kanë firmosur aktmarrëveshjet dhe më shumë se gjysma e tyre kanë përfituar uljen me 80% të kamatëvonesave.

Afrimi i ditës së fundit të vlefshmërisë së kësaj skeme lehtësuese ka shtuar ndjeshëm radhët në zyrat e OSHEE-së në të gjitha rrethet. Pavarësisht masave të marra nga kompania për shtimin e sporteleve dhe zgjatjen e orareve, ka qenë e pamundur përballimi i këtij fluksi të madh, që natyrshëm ka krijuar edhe situata jo normale.

Pikërisht duke parë këtë shqetësim dhe duke dëgjuar kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve në lidhje me dhënien e një kohe shtesë për të lehtësuar pagesat dhe për t’iu përgjigjur këtij fluksi të njerëzve, shoqëria ka marrë vendim që afati të shtyhet deri në 31 Mars.

Pra, të gjithë qytetarët që rezultojnë debitorë ndaj OSHEE-së do të kenë mundësinë që deri në 31 Mars të paraqiten në zyrat e kompanisë për të lidhur aktmarrëveshjet me kushtet tejet lehtësuese që kanë qenë në fuqi deri tashti.

Vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike i ka ardhur fundi. Koha shtesë deri në 31 Mars dhe dua ta theksoj është afati i fundit, mundësia fundit, që ju bëhet qytetarëve, për ta plotësuar këtë detyrim, ndryshe do të fillojnë tarifat e zakonshme, do të fillojnë masat e tjera që i japin përfundimisht fund kësaj skeme lehtësuese, sepse kjo skemë lehtësuese nuk mund të shtrihet në mënyrë permanente.

Kush është rezultati i kësaj, edhe i pagesave të shtuara, edhe i kontratave që po lidhin qytetarët.

Ju e keni dëgjuar edhe përmes deklarimeve publike, të Bankës Botërore, Fondit
Monetar Ndërkombëtar, Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të Energjisë të cilët e kanë mbështetur qeverinë shqiptare në këto hapa dhe në këtë reformë të thellë të sektorit energjetik.

Masat e marra vitin e fundit kanë sjellë mbi 100 milion USD më shumë arkëtime dhe 7.3% më pak humbje janë fakte që flasin qartë.

Duke sjellë të ardhura më të shumta për kompaninë, njëkohësisht duke e ekspozuar më pak Buxhetin e Shtetit ndaj një sektori që vazhdimisht thithte fonde aq të nevojshme, të cilat duhet të shkonin diku tjetër.

Gjithashtu rikthimi i besimit në sektorin energjetik, materializohet edhe nga interesi i kompanive prestigjioze siç ishte ai i Max Streicher, një nga kompanitë më të fuqishme gjermane të interesuara për projektet e infrastrukturës energjetike, për të lidhur Shqipërinë me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian, pra me kabëll nënujor me Italinë.

Firmosja e kësaj marrëveshje bashkëpunimi e cila do të bëjë të mundur në vitet në vijim që të realizohet kjo vepër është kthim i besimit tek potencialet energjetike të Shqipërisë dhe tek mbarëvajtja e kësaj reforme të thellë energjetike.

Marrëdhënia e re që po ndërtojmë me qytetarët shqiptarë padyshim e vendos OSHEE-në përballë sfidave të mëdha dhe për një shërbim sa më cilësor.

Anulimi i mijëra faturave të trashëguara abuzive të vendosura ndaj qytetarëve dhe ndëshkimet e vazhdueshme në radhët e nëpunësve të OSHEE-së që shkelin ligjin, janë prova se sjellja e kompanisë ka filluar të ndryshojë.

Rikthimi i ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike nuk është beteja e një kompanie, as e një ministri apo një qeverie. Është beteja e qytetarëve të ndershëm që kërkojnë të trajtohen të barabartë.

Secili duhet të paguajë atë që konsumon, askush nuk duhet të paguajë për ata që vjedhin. Kjo do të jetë motoja e kësaj qeverie përsa i përket ligjshmërisë së konsumit të energjisë elektrike.

Do të dëshiroja t’ia kaloja fjalën administratorit të OSHEE-së për të ndarë me publikun disa të dhëna mbi rezultatet e skemës lehtësuese të pagesave.

Duke e falënderuar njëkohësisht për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në kushte shumë të vështira, në një situatë jo normale, sepse situata sidomos në periudhën e dimrit ka pasur emergjenca të paparashikuara.

Faleminderit!

 

Fjala e Administratorit të OSHEE, Adrian Cela 

Në cilësinë e administratorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike falenderoj të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e energjisë.

Po ju paraqes së pari një përmbledhje të rezultateve të arritura në kuadër të zbatimit të skemës lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

Nga nisja e zbatimit të vendimit të Këshillit Mbikqyrës, në 4 dhjetor 2014 deri më 26 shkurt 2015 janë nënshkruar 233,486 aktmarrëveshje me abonentët debitorë familjarë.

139,302 prej tyre kanë likujduar plotësisht borxhin duke përfituar nga ulja me 80% e kamatëvonesave.

Janë 15,804 familje të klasifikuara në ndihmë ekonomike që kanë firmosur aktmarrëveshje për shlyerjen e borxhit me 1 mijë lekë/muaj.

Vlera totale nën aktmarrëveshje për tre muaj është 42,6 miliard lekë ndërsa totali i arkëtuar vetëm nga aktmarrëveshjet shkon mbi 5.2 miliard lekë.

Për tu ardhur në ndihmë qytetarëve në lidhjen e aktmarrëveshjeve dhe pagesës së energjisë, OSHEE hapi mbi 50 sportele të reja në të gjithë vendin.

Theksoj se, 5 ditë nga nisja e procesit, OSHEE mori masa duke hapur 4 qendra të reja në Tiranë, ndërsa brenda datës 21 dhjetor hapëm 28 degë të tjera në të gjithë vendin.

Në zyrat e kompanisë, puna vazhdon me dy turne dhe veprimet kryhen deri në orën 22:00 të mbrëmjes, përfshirë fundjavën, pra të Shtunë dhe të Dielë.

Kompania mori masa duke lidhur kontrata shërbimi me operatorë të tjerë privat, si Western Union dhe Money Gram që kanë pika në të gjithë vendin. Bashkë me Postën dhe bankat e nivelit të dytë, abonentëve u janë krijuar mundësitë maksimale për të shmangur flukset dhe rradhët në zyrat e

Kemi lidhur kontrata me të tjera shoqëri shërbimesh, të cilat shumë shpejt do të nisin punën për tu dhënë mundësi të gjithëve, kudo që ndodhen të paguajnë faturën e
Siç ju e dini me afrimin e datës 28 Shkurt, flukset janë shtuar. Nëse deri më 15 shkurt, mesatarisht në javë lidheshin 2500 aktmarrëveshje në ditë, pas kësaj date numri arriti në mbi 7500 në ditë duke u trefishuar.

Në 4 ditët e fundit kemi një numër rekord të mbi 35 mijë aktëmarrëveshjeve.
Pavarësisht se sportelet janë hapur deri në 22:00 të mbrëmjes, të dhënat në sistemin e brendshëm tregojne se 80% e aktmarrëveshjeve janë lidhur në orët e paradites duke mos u shfrytëzuar kështu oraret e vendosura.
(sic mund ta shikoni te grafiqet që ju kemi shpërndarë)

OSHEE e mirëpret vendimin e qeverisë dhe Këshillit Mbikqyrës për shtyrjen me 31 ditë të afatit të vlefshmërisë së skemës lehtësuese.

U bëj me dije qytetarëve se zyrat e OSHEE-së do të vazhdojnë të jenë
të hapura çdo ditë të javës dhe ata duhet të shfrytëzojnë zgjatjen e orareve për të shmangur rradhët.Shtesa e afatit me 31 ditë duhet të shihet si një shans për të mos u humbur nga të gjithë ata që rezultojnë debitorë ndaj

E theksoj shansi i fundit!!!

Ndërkaq, nga data 1 mars, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të vërë në funksion një skemë që i jep frymëmarrje biznesit dhe lehtëson shlyerjen e detyrimeve të akumuluara me këste.

Kategoritë e përfshira në skemë janë si vijon:

• Konsumatorët privat të linjës 35 kv, që janë industritë e rënda, ta shlyejnë detyrimin me 6 këste të barabarta brenda datës 31 dhjetor 2015.

• Konsumatorë privat të linjës 20-6 kv, që janë biznese të mëdha (siç janë p.sh ato të autostradës Tiranë-Durrës), duhet ta shlyejnë detyrimin me 12 këste, e ndarë në dy periudha, brenda datës 31 dhjetor 2016 për furnizimin 20/10 kv, dhe brenda 2017-s për linjat 6 kv
Dhe kështu me radhë….

• Konsumatorët e tensionit të ulët, me 12 këste

• Objektet e kultit, me 12 këste

• Serat dhe popmpa uji vaditëse, këste të ndara në 24

Ju kujtoj të gjithë abonentëve që kanë firmosur aktmarrëveshje se duhet të paguajnë në datën e caktuar faturën korente dhe këstin e caktuar. Mospagesa sjell shfuqizimin automatik të aktmarrëveshjes dhe ndërprerjen e
energjisë deri në likujdimin e detyrimit.

Garantoj qytetarët shqiptarë se gatishmëria e shprehur prej tyre për ti dhënë fund fenomenit të vjedhjes dhe abuzimit me energjinë do të pasohet me përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit.

OSHEE do të fillojë të zbatojë planin e saj të investimeve që synojnë garantimin e furnizimit me energji dhe transformimin e shërbimit të kujdesit ndaj klientit.

Shpreh besimin e plotë se çdo muaj që kalon e gjen OSHEE-
në më pranë qytetarëve dhe këta të fundit pjesë të suksesit drejt rimëkëmbjes energjitike.

Faleminderit,