Remont në n/stacionin Vlora, pa energji disa lagje në qytet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 22 prill do të kryhen punime në n.stacionin “Vlora 1” nga ora 09:00-15:00.

Gjatë këtij intervali kohe nuk do të ketë energji në disa lagje në qytet: “Kushtrimi”, “1 Maji” dhe “Hajro Çakëri” (pjesërisht).

Në datën 22 prill do të kryhen punime dhe në n/stacionin Çiflik nga ora 09:00-14:00.

Për pasojë do të mungojë energjia në komunën Poshnjë, Ujësjellësi Kuçovë, Gurorja.