Remont në n.stacionin e Smokthinës, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 23 prill do të kryejë remont në n/stacionin e Smokthinës nga ora 10:00 deri në 14:00.

Gjatë këtij intervali kohe do të mungojë energjia në bashkinë Himarë, fshatrat Dhërmi, Livadhe, Jalë, Palas, komuna Brataj, Vranisht, Vain, komuna Sevaster, heci Smokthinë, Ftere dhe subjekti privat “Inerte”.

Në datën 24 prill do të kryhet remont në n.stacionin Vlora 1 nga ora 10:00-14:00, për pasojë do të mungojë pjesërisht energjia në lagjen “Kushtrimi”.