Remont për ndërtimin e linjës 35kV Hec Zall Xhuxhë – Reps dhe punimeve në NST Reps, 21 janar kufizime energjie në disa zona në Mirditë
Për shkak të punimeve të planifikuara për ndërtimin e linjës 35kV Hec Zall Xhuxhë – Reps dhe punimeve në NST Reps, nesër 21 janar gjatë intervalit kohor 08:00-17:00 do te stakohet energjia në këto zona në Mirditë:
Ish Komuna Fan, Shtrungaj, Nensheg, Bisak, Klos, Fan, Katun i Ri, Konaj, Shëngjin, Petesh, Zall-Gjuce, Munell, Domgjon, Gjader, Sander, Hebe, Thirr, Gjugje, Lasht, Mashterkor, Lgjin Gryk Orosh , Bulshar, Ndershen