Back

Remonte në Lezhë e Mirditë, ja zonat pa energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të stakojë energjinë në datën 25 qershor për shkak të punimeve që do të kryhen në n/stacionin e Kaçinarit nga ora 10.00-14.00.

Për pasojë do të mungojë energjia në disa zona në Mirditë: Shtuf, Kaçinar, Arrëz, Kuzhnen, Qafëvorrezë, Bukëemirë, Simon, Shpërdhazë.

Gjatë këtij intervali kohe do të ketë mungesë të energjisë elektrike dhe në disa zona të Lezhës: komuna Kashnjet me fshatrat: Ugrejë, Fregen, Kalur, Kashnjet, Gjobardhaj.

 

 

Leave A Reply