Remonte në n/stacionet në juglindje, zonat dhe oraret e kufizimit të energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datat 10-14 tetor, do të kryhen punime në linjën 35 Kv Polican-Bogovë,
dhe në linjën 35kV Bogovë – Çorovodë, nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
Zonat që mbeten pa energji në Çorovodë në datën 11 tetor: Qyteti Skrapar, Frigoriferi, Konservat, Çerenisht, Nishicë, Veleshnjë, Ujësjellësi Sharovë, Policia, Potom, Çepan, Backë, Kreshovë, Lepan, Leshnjë, Gjorgovë, Store, Vërzhezhë, Munushtirë,
Tomorricë, Gjerbes, Gradec, Zaloshnjë, Spitali Çorovodë, Ujësjellësi Çorovodë, Turizmi, Telekomi, fshatrat: Kakruk, Vendreshë, Spatharë, Krorëz, Stacioni i Pompave, Dobrushë, Bogovë si dhe Hec-Nishovë, Bogovë, Faqekuq.

Në datën 13 tetor, do të kryhen punime në linjën 35kv Kucovë– Kombinat Berat, nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
Zonat që mbeten pa energji në Berat: Ish Komunat Otllak, Velabisht, Lumas,
Fshatrat: Moravë, Orizaj, Remanic, Starovë, zonat Industriale Berat, Kombinat Berat, si dhe subjektet private: Matuka, Sh.A.T, Alba Text, Alba Kolor, Kazazi, Matuka 2.

Punime në n.stacion Petrushe
Në datën 10 tetor, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do të kryhen punime në n.stacionin Petrushe, Pogradec.
Pa energji gjatë kësaj kohe do të mbeten: Fshatrat Vreshtaz, Pirg, Kodras, ish-Komunat Çërravë, Dardhas.

Punime në n.stacionin Lozhan
Në datat 11-12 tetor, do të kryhen punime në n.stacionin Lozhan, nga ora 09.00 deri në orën 14:00.
Zonat pa energji në Korçë: Velçan, Strelce, Moglicë, Lozhan, Senisht, Tresovë, Miniera Rosover, Miniera Qenske.

Punime në n.stacionin Gramsh
Në datën 10 tetor do të kryhen punime në n.stacionin Gramsh, nga pra 09:00-14:00.
Zonat që mbeten pa energji: Fshati Cekin, Uzina Cekin, lagjia “Xhile Lici”, lagjia “18 Gushti”, lagjja “Holta”, Konvikti, lagjia e Oficerave, Lenie,
fshati Trashovicë, Lagjia “Llapushaj”, Tunje, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Ujësjellësi Shemriz, lagjia “Holta”, Komuna Pishaj, lagjia “Sporti 1”, “Sporti 2”, lagjia “Kocaj”, Lagjia e Parkut Komuna, Kodovjat, Komuna Kukur, Skënderbegas.

Punime në n.stacionin Cërrunjë
Në datat 11-12 tetor tetor nga ora 09:00-14:00 do të kryhen punime në n.stacionin Cërrunjë.
Zonat pa energji: Komuna Pishaj, Cërrujë e Poshtme, Qerret, Kom. Sult, Tunjë, Kukucovë, Katerlis, Kuterqar, Dushan, Zgjup (kodër,fushë),
Kom. Pishaj, Porocan,Zavalinë, Gjerë, Holtas, Kabash, Katund, Kotorr, Pompa Ujësjellësi Cing Posht, Heci/Tervol, Komuna Porocan.

Punime në linjën 35 kV Radio-Banjë
Në datën 14 tetor, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do të kryhen punime në linjën 35 kV Radio-Banjë, e për pasojë s’do të kenë energji n.stacionet Gramsh, Banjë dhe Cërrunjë.
Zonat pa energji: ish Komunat Gostimë, Gjinar, Tregan, Bashkia Gramsh: Ish Komunat Pishaj, Sultë, Poroçan, Hecet ‘’Tervol, Banjë,
Ish Komunat: Tunjë, Kushovë, Pishaj, Kodovjak, Lenie, Kukur, Skënderbegas, dhe Hecet Sotiraj, Lenie.