Risia teknologjike, 11 makina elektrike për Policinë e Shtetit

makina-policie
Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm z.Saimir Tahiri, administratori i OSHEE-së z. Adrian Çela dhe Drejtori i Policisë së Shtetit z. Haki Çako morën pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të 11 makinave të reja elektrike në shërbim të Policisë së Shtetit.

Këto makina elektrike janë blerë prej Operatorit të Shpërndarjes dhe do të përdoren nga Policia e Shtetit duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në drejtim të konsolidimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

Përdorimi i këtyre makinave elektrike ofron efiçencë energjitike në transport, kosto më të ulta financiare, reduktim të ndotjeve ambientale dhe reduktim të ndotjeve akustike.

Këto makina furnizohen vetëm me energji elektrike ndërsa për 100 kilometra shpenzojnë 12,7 kilovatorë energji.

Gjatë ceremonisë, ministri Gjiknuri deklaroi se “risia është teknologjike në fakt dhe nuk është thjesht aspekti pse ne po mbështesim policinë. Me këtë rast dua ti shpreh Policisë së Shtetit falënderimin që ka qenë një shtyllë shumë e rëndësishme e progresit në të gjithë disiplinimin e pagesave të energjisë elektrike dhe sidomos luftën kundër informalitetit. Pra, kontributi i policisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe dua ta them që pa mbështetjen e tyre, ai operacion do të kishte dështuar dhe shteti do të ishte në situata shumë të rënda financiare, sektori elektroenergjetik nuk do të ishte rikuperuar financiarisht siç në fakt ndodhi”.

Për Ministrinë e Energjisë, theksoi z.Gjiknuri, e cila ka në projektet e saj promovimin e eficiencës energjetike, ky është një shembull i parë, që të paktën në flotën publike dhe nesër në transportin publik, mjetet me energji elektrike duhet të shërbenin si bazë dhe do të ulnin shumë edhe ndotjen.

Fjala e ministrit Gjiknuri në ceremoninë e prezantimit të 11 automjeteve elektrike që do të përdoren nga Policia e Shtetit

Të nderuar pjesëmarrës,

Të nderuar përfaqësues të policisë,

I nderuar kolegu im zoti Tahiri,

Kjo është një ceremoni e thjeshtë por unë kam kënaqësinë që të ndodhem në këtë moment për të prezantuar një risi. Ju e dini se në funksion të reformës në sektorin e energjisë elektrike ka patur një bashkëpunim shumë të mirë mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe Policisë së Shtetit. Një bashkëpunim që ka sjellë disiplinimin e pagesave dhe intensifikimin me rezultate konkrete të luftës ndaj ilegalitetit në energji. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, OSHEE ka blerë këto automjete elektrike të cilat i dhurohen tashmë Policisë së Shtetit për ti shërbyer edhe më mirë mbështetjes së aksioneve tona kundër ilegalitetit në energji.

Risia është teknologjike në fakt dhe nuk është thjesht aspekti pse ne po mbështesim policinë. Me këtë rast dua ti shpreh Policisë së Shtetit falënderimin që ka qenë një shtyllë shumë e rëndësishme e progresit në të gjithë disiplinimin e pagesave të energjisë elektrike dhe sidomos luftën kundër informalitetit. Pra, kontributi i policisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe dua ta them që pa mbështetjen e tyre, ai operacion do të kishte dështuar dhe shteti do të ishte në situata shumë të rënda financiare, sektori elektroenergjetik nuk do të ishte rikuperuar financiarisht siç në fakt ndodhi.

Risia është teknologjike sepse këto mjete janë plotësisht ekologjike, janë mjete që furnizohen me energji elektrike. Ka rëndësi për ta ditur publiku, ky është edhe një element promovues, që ka ardhur momenti që ne në Shqipëri të promovojmë një teknologji të tillë për të mbrojtur mjedisin, për të mbrojtur shëndetin tonë, për ta ndotur sa më pak Shqipërinë. Po është edhe ekonomike për shumë qytetarë. Është ekonomike sepse kosto e mirëmbajtjes së këtyre makinave, kosto e transportit është jashtëzakonisht e lirë krahasuar me mjetet e tjera tradicionale. Nga shifrat që mësova, mjafton për 100 kilometër shpenzimi do të jetë jo më shumë se 1 euro. Pra, imagjinoni çfarë kursimi përsa i përket energjisë së lëngshme, në këtë rast karburantit, do të jetë përdorimi i këtyre mjeteve.

Për Ministrinë e Energjisë, e cila ka në projektet e saj promovimin e eficiencës energjetike, ky është një shembull i parë, që të paktën në flotën publike dhe nesër në transportin publik, mjetet me energji elektrike duhet të shërbenin si bazë dhe do të ulnin shumë edhe konsumin. Do të kursenin shumë energji, do të kursenin shumë kosto, por mbi të gjitha do të mbronin shëndetin e qyterarëve, do të kishim më pak ndotje.

Unë kam kënaqësinë që ta promovoj me institucionin publik që ka qenë aq shumë mbështetës siç është Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme. Kanë kontribuar për reformën e madhe energjitike, gjë që na jep mundësi ne për të kontribuar në Buxhetin e Shtetit, por edhe për të promovuar këto politika të reja të eficiencës së energjisë apo energjive të rinovueshme.

Unë dua t’ju falënderoj, gjej rastin ta falënderoj edhe policinë, njëkohësisht le të shërbejë kjo si promovuese e kësaj teknologjie kaq shumë të mirë për interesin publik. Besoj të gjitha institucionet publike do ta shikojnë këtë si një model të mirë, të cilin ne mund ta aplikojmë edhe në shumë raste të tjera.

Ju falënderoj,