Remonte në n/stacionin Tirana 1, kufizime në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 4 maj, do të kryhen punime në n.stacionin Tirana 1 nga ora 06:00 deri në 08:00.

Gjatë këtij intervali kohe nuk do të marrin energji rruga “Bab Rexha”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Kongresi i Lushnjes”, rruga “Ndre Mjeda”, UEM-i, Fabrika e Biskotave, rruga “Mine Peza”, rruga “Manastiri i Ri”, rruga “Don Bosco”, rruga e Durrësit, zona rreth Pallatit të Sportit “Partizani”, zona pranë ish-shkollës së Partisë, zona rreth Pallatit të Kulturës, Ambulanca Qendrore, rruga “Artan Lenja”, rruga “Nikolla Lena”, pallatet pranë Karburant “Kastrati”, pallatet “Haëai”, “Karavan”, zona e Laprakës, rruga “Pandi Dardha”, rruga “Mati Logoreci”, rruga “Vangjel Noti”, zona pranë fushës së Aviacionit, pallatet pranë bllokut të ambasadave, rrethinat e n/stacionit.

Gjatë intervalit kohor 08:00 deri në 13:00 do të ketë mungesë energjie në rrugën “Mine Peza”, Manastiri i Ri, Don Bosco, zona rreth Pallatit të Sportit “Partizani”, pjesa e shkollës së Partisë.