Remont në n/stacionin e Shijakut, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton për punime që do të kryhen në n/stacionin e Shijakut në datën 4 maj, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Gjatë këtij intervali kohor nuk do të marrin energji disa zona në qarkun e Durrësit, komuna Shijak, fshatrat: Likesaj, Gjepale, Rreth, Romanat, Shkallnur, Shahinaj, Kënetë, Radiostacioni Shijak.