Remontet e OSHEE, 3-7 gusht kufizime në Elbasan, Bilisht e Gramsh
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të kryejë punime për mirëmbajtjen e rrjetit në zonën e juglindjes në periudhën 3-7 gusht.
Gjatë kësaj periudhe do të stakohet energjia në n/stacionin Prrenjas dhe në n/stacionin e Bilishtit, në datën 3 gusht, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.
Për pasojë do të mbeten pa energji disa zona në qarkun e Elbasanit: bashkia Prrenjas pjesërisht, komuna e Mokrës, Proptisht, Stravaj, Dogana e Qafë Thanës.
Bashkia e Bilishtit, lagjia nr.2, komuna Miras, Qendër Bilisht.
Në datën 4 gusht, ora 09:00 -14:00, pa energji do të jenë bashkia Prrenjas pjesërisht, Komuna Rrajcë, Qukës.
Bashkia Bilisht, komuna Liqenas, Miras, Qendër Bilisht, Dogana Kapshticë.
Në datën 5 gusht ora 09:00-14:00, do të jenë pa energji bashkia e Prrenjasit, komuna Proptisht.
Në datën 6 gusht, ora 09:00-14:00 s’do të marrin energji komuna Proptisht, Mokër, Stravaj dhe miniera Skroskë.
Ndërsa në zonën e Korcës do të mbeten pa energji, komuna Çërrave, Komuna Dardhas.
Punime për mirëmbajtjen e rrjetit do të kryhen dhe në n/stacionin e Gramshit, Cërrujës dhe Banjës, në datën 6 gusht, ora 09:00-14:00.
Pa energji do të jenë bashkia Gramsh, komuna Tunjë, Kushovë, Pishaj, Kodovjat, Kukur, Lenie, Skenderbegas, Sultë, Poroçan, Gostime, Gjinar, Tregan, Hec- Sotiraj, Lenie, Tervol.
Në datën 7 gusht, ora 09:00-14:00, pa energji do të jenë komuna Qukës, miniera Katjel në Elbasan.
Në datën 7 gusht, ora 09:00-14:00 pa energji në qarkun e Korçës do të jenë komuna Vreshtas, Pirg.
