Remontet e OST, 3-9 gusht kufizime të energjisë në Laç e Lezhë

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime për shtrirjen e përcjellësit të dytë në seksionin nga shtylla Nr.120-124 të linjës ekzistuese 400 kV Tiranë-Podgoricë, për periudhën kohore nga data 3-9 gusht, OSHEE njofton se do të stakojë energjinë në n/stacionin Laç dhe Lezhë.

Për pasojë, gjatë kësaj periudhe në intervalin kohor 08:00-18:00 do të mbeten pa energji disa zona në Kurbin: komuna Milot me fshatra Milot, Mali Bardhë,

Shetë, Skuraj dhe Ujësjellësi Milot.

Në qarkun e Shkodrës,  komuna Zejmen me fshatrat Borizanë, Gajush, Manati, Pllanë, Tresh, Zejmen.