Remontet e OSHEE në Elbasan, pa energji disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të stakojë energjinë në n.stacionin Kombinati i Drurit për shkak të punimeve që do të kryhen për mirëmbajtjen e rrjetit.
Sipas OSHEE, punimet do të kryhen në datat 24-28 gusht, ora 09:00-14:00.
Gjatë këtij intervali kohe, do të mbeten pa energji këto zona: Lagjia “Skënderbej”, lagjia “Shkumbini”, Kombinati i Drurit, “Shushicë” dhe “Shirgjan”, pompat e Ujësjellësit Fshat.
