Remontet e OSHEE në juglindje, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të stakojë energjinë në datat 10 gusht-14 gusht në n/stacionin Prrenjas për shkak të punimeve që do të kryhen për mirëmbajtjen e rrjetit.

Në datën 10 gusht ora 09.00-14.00 do të mbeten pa energji zona e Librazhdit, komunat Propisht, Mokër, Stavraj, Miniera Skoske.

Në datën 11 gusht nga ora 09.00-14.00 do të mbeten pa energji bashkia Prrenjas, komunat Rajcë-Qukës.

Në datën 12 gusht nga ora 09.00-14.00 do të mbeten pa energji bashkia Prenjas, spitali, Komuna Rajcë.

Në datën 13 gusht nga ora 09.00-14.00 do të mbeten pa energji Dogana Qafë-Thanë.

Në datat 10 gusht-14 gusht, OSHEE do të kryejë punime për mirëmbajtjen e rrjetit në n/stacionin Petrushe në Pogradec.

Në datën 10 gusht ora 09.00-14.00 do të mbeten pa energji komunat Pirg, Pirg, Çëravë, Vreshtas.

Në datën 12 gusht nga ora 09-14:00 s’do të kenë energji komunat Pirg dhe Podgorie.

Në datën 13 -14 gusht, ora 09:00 deri më 14:00, pa energji komunat Cëravë dhe Dardhas.