Remontet e OSHEE në n.stacionin Dinamo, 1-4 mars pa energji disa zona

Për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes, OSHEE njofton se do të kryejë stakimin e energjisë për një periudhë kohe në datat 1-4 mars, në n.stacionin Dinamo.

Në datën 1 mars, nga ora 09:00-13:00 do të mbeten pa energji këto zona: rruga “Jordan Misja” dhe rruga “Siri Kodra”.

Në datën 2 mars, nga ora 09:00-13:00 do të mbeten pa energji zona prane shinave të Trenit, zona mbrapa Spitalit Ushtarak, zona pranë parkut të Autobuzave në rrugën “Don Bosko”, zona pranë shinave të Trenit, Zona te 2000 Apartamentet, rruga “Vangjel Noti”,

Zona pranë Ish-Kombinatit “Josif Pashko”, Paskuqan, Kodër Kamëz, Institut Kamëz.

Në datën 3 mars, nga ora 09:00-13:00 do të mbeten pa energji këto zona: Cosmo Plastica, Paskuqan 2,

Babrru ( pjesërisht), Zona e Kodrës së Kuqe.

 

Në datën 4 mars, nga ora 09:00-13:00 do të mbeten pa energji këto zona: rruga “Jordan Misja”, Bathore , Paskuqan.