Remontet e OSHEE në n.stacionin Manzë, 1-4 mars pa energji disa zona

Për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes, OSHEE njofton se do të kryejë stakimin e energjisë për një periudhë kohe në datat 1-4 mars, në n.stacionin Manzë, Durrës.

Në datën 1 mars, nga ora 09:00-13:00 do të mbeten pa energji këto zona në Shijak: Gjiri i Lalzit, fshati Lura,

Hamallaj fshat, Shkafane, Ishëm, Kepi i Rodonit, Hidrovori.

Në datën 2 mars, nga ora 09:00-13:00 do të mbetet pa energji qyteza Manzë.

Në datën 3 mars, nga ora 09:00-13:00 do të mbeten pa energji Kulla, Hamallaj sektor, zona prane kthesës së Ariut, Rushkull, Jubë, Hidrovori.

Në datën 4 mars, nga ora 09:00-13:00 do të mbetet pa energji Rubjeka, Rada, Bilalaj.