Back

Remontet e OSHEE në Tiranë, pa energji disa zona në 17-18 shtator

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datat 17-18 shtator do të stakojë energjinë elektrikee në n.stacionin Traktora në Tiranë për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.
Në datën 17 shtator, në intervalin kohor 09:00-13:00, nuk do të kenë energji disa zona në Tiranë: rruga “Mihal Grameno”, rruga “Sali Nivica”, zona afër Poligrafikut, rruga “Sitki Çiço”, zona tek “Kodra e Priftit” dhe subjekti privat “Sina”.
Në datën 18 shtator në intervalin kohor 09:00-13:00, nuk do të kenë energji këto zona në Tiranë: rruga “Todi Shkurti” (pallatet Grand ), zona pranë Depos së Ujit, Antenat Televizive Dajt , Vilat Qeveritare Dajt , Televizioni Neës 24, zona pranë Depos së Ujit , zona pranë ish-Sanatoriumit, zona e Qytetit “Studenti”.