Remontet e OST në n/stacionin Dinamo e Sukth, pa energji disa zona në Tiranë e Shijak

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të remontit që do të kryejë OST në Zbarat 35 kV në Tiranë 220kV dhe Rashbull do të stakojë energjinë elektrike në n.stacionin Dinamo, në datën 15 shtator nga ora 10:00-15:00.

Gjatë këtij intervali kohor s’do të ketë energji elektrike në rrugën “Jordan Misja”, “Siri Kodra”, ish zona e Shinave të Trenit, zona prapa spitalit Ushtarak, parku i Autobusëve, rruga “Don Bosco”, zona e 2000 apartamenteve , rruga “Vangjel Noti”, rruga “Josif Pashko”, Paskuqan, Institut Kodër-Kamëz,

subjektet private “Kozmoplastika”, lagjet Nr.2 , Nr.3 dhe Nr.5 Bathore, Babru, Kodra e Kuqe.

Në datën 18 shtator, ora 09:00 deri në orën 15:00, s’do të ketë energji n/stacioni Sukth (Sallmone ).

Zonat pa energji në Shijak do të jenë: Bashkia Shijak , zona Sallmone – Maminas, zona ish-fermë – Sukth, zona e 4-rrugëve Shijak, SMT-ja, Grumbullimi, zona e Gjirit të Lalzit , fshati turistik “Lura”, subjekti “Flamengo” , bizneset në rrugën Sallmone deri te Florjenti.