Remontet e OSHEE në veri, pa energji disa zona në Lezhë e Shkodër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 11 gusht do të kryejë punime në n.stacioni Rrile, Lezhë, si dhe në n/stacionin e Vaut të Dejës, për mirëmbajtjen e rrjetit.

Gjatë intervalit kohor 05.00-07.00 do të mbeten pa energji këto zona: Rrile, Gajushe , Shënkoll, Tale , Burgu Shënkoll ,  zona e plazhit Tale.

Nga ora 09.00-14.00 do të ketë mungesë energjie në bashkinë Laç-Vau i Dejës, Hajmel, Vig, Mnelë, Nënshet, Kaç, Naraç,Dush, Gomsiqe, Mjedë, Shelqet, Pistullë, Paçram, Stajkë si dhe subjekti Privat ”Lavatriçe”.