Remontet e OSHEE, pa energji disa zona në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do të kryejë remonte në n.stacionin e Karbit nga data 11-13 maj nga ora 10.00 deri në orën 12.00.

Gjatë këtij intervali kohe do të stakohet energjia në n.stacion e për pasojë nuk do të furnizohen me energji elektrike disa zona në Tiranë: rruga “Siri Kodra”, pjesërisht, rruga “Agllai Taka”, rruga “5 Maji”, pjesërisht, rruga e Dibrës pjesërisht, rruga “Bardhyl”, privatet: Bojra-Llaqe, ish Magazinat e Tregtisë.

Ndërprerje të energjisë do të ketë gjatë datës 11 maj nga ora 14.00-14.30 në disa fshatra të Tiranës: rrethinat Vorë, Marqinet, Gërdec, Bërxull, Gjokaj, Ura e Lumthit, Stacioni i Trenit Vorë, Marikaj, Zona Vorë-Rinas, Prezë, Ujësjellësi Vorë, Privatët: Alumini, Agro Blendi, Mermeri, Salillari, Fabrika e këpucëve, Maminas-Roba, Karburant “Elka”, Hotel “Kastrati”

Në datën 12 maj do të ketë kufizim të energjisë nga ora 10.00-14.00, ku do të kryhen punime në n/stacionin Qafë Mollë.

Për pasojë nuk do të marrin energji disa fshatra në Tiranë: Shënmëri, Shupal, Zallnastar, Shëngjergj, Shkallë.