Remontet nga OSHEE, kufizim energjie në Elbasan e Pogradec

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se do të kryejë remonte në n/stacionin Elbasan në datën 11 maj nga ora 09.00 deri në orën 14.00.

Për këtë arsye do të ketë stakim të energjisë në disa zona.

Remonte do të kryhen dhe në n/stacionin e Pogradecit, ku në datën 11 maj nga ora 09.00-14.00 do të ketë kufizim të energjisë në bashkinë e Pogradecit, Spitali, Ujësjellësi, Trikotazhi, posta, banka, lagjet nr.1, nr.2, nr.3 si dhe komuna Buçimas.