Remontet e OST, kufizim energjie në disa zona në Krujë
Nisur nga kërkesa e ardhur nga OST, në kuadrin e punimeve ne nënstacionin Fushë Krujë për efekte sigurie në punë OSHEE do të bëjë stakime energjie në rrethin Krujë, më datë 11 maj deri ne datë 12 maj perkatësisht nga ora 08.00 deri në orën 16.00.
Gjatë këtij intervali kohe nuk do të furnizohen me energji elektrike disa zona në rrethin Krujë Qyteti Krujë , Malësia Kruje, Kraste, Burgu Krujë , Subjektet private “Fabrika e Këpucëve” dhe “Fabrika e përpunimit drurit” , Antenat e Rinasit (aviacioni).
Nga data 13 maj deri në datën 23 maj, gjatë intervalit kohor 08.00 deri në orën 16.00, nuk do të furnizohen me energji elektrike disa zona në rrethin Krujë , Fushë Krujë Lagjia Juglindore , fshatrat Larushkë, Tapizë, Shelqet, Nikel, Verion, Gretë, Kërcaj, Goran, Zezë dhe subjektet private në rrugën Fushë Krujë-Rinas.