Remontet e OST, kufizim energjie në disa zona në Krujë

Nisur nga  kërkesa  e  ardhur nga OST, në  kuadrin  e punimeve  ne nënstacionin  Fushë Krujë   për efekte  sigurie në punë  OSHEE  do të  bëjë  stakime energjie në rrethin Krujë,  më datë 11 maj deri ne datë  12 maj  perkatësisht nga  ora 08.00 deri në orën 16.00.

Gjatë këtij intervali kohe nuk do të furnizohen me  energji  elektrike  disa  zona në rrethin Krujë Qyteti  Krujë , Malësia Kruje, Kraste,  Burgu Krujë , Subjektet private “Fabrika e Këpucëve”  dhe “Fabrika e përpunimit drurit” , Antenat e Rinasit (aviacioni).

Nga data 13 maj deri në datën  23 maj, gjatë intervalit kohor  08.00 deri në orën 16.00, nuk do të furnizohen me  energji  elektrike  disa  zona në rrethin Krujë , Fushë Krujë  Lagjia Juglindore , fshatrat Larushkë, Tapizë, Shelqet, Nikel, Verion, Gretë, Kërcaj, Goran, Zezë  dhe subjektet private në  rrugën  Fushë  Krujë-Rinas.