Remontet e OST, në 4 qershor pa energji disa zona në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, me kërkesë të OST, do të stakojë energjinë në n/stacionin Teci Kombinat dhe Ndroq, për shkak të punimeve që do të kryhen në datën 4 qershor nga ora 11.00-12-30.

Gjatë këtij intervali kohor nuk do të furnizohen me energji këto zona në Tiranë: njësia nr.6 në Kombinat, qendra e Kombinatit, rruga “Llazi Miho, “Shaban Bardhoci”, “Petraq Leka”, “Tanush Frasheri”, rruga “Bedri Cuhaj”, “Haki Stërmilli”, “Llambi Bonata”, rruga “Petraq Leka” (pjesërisht), rruga “Hamdi Cenoimeri”, rruga e Qelqit, Parafabrikatet, Yzberisht, Pularia, fshatrat: Prush, Lajm, Damjan, Vaqarr, Ndroq, Pinet, Barzez, Pezë e Madhe, Ndroq, Pezë e Vogël, Pezë-Helmas, Burgu Vaqarr.

Bizneset private: Mobileri “Neza”, “Nyje -’Sarnitare”, “Reklamë-Makinash”, “Avolxhime”,

“Repart Fonderie”, “Puseta” dhe  Bizneset në Rrugen nacionale Tec-Prush.

Pa energji do të mbesin dhe subjektet 35/0.4 kV : “Sfungjeri”, “Frigoriferi”, “Metali” dhe Akademia Sportive “Tirana”.